Canaj: VV edhe Adem Jasharin do ta quante tradhëtar

(Lajm i përditësuar)
Canaj: VV edhe Adem Jasharin do ta quante tradhëtar
Analisti Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka bërë një analizë kritike mbi mënyrën se si Vetëvendosje po e menaxhon politikën opozitare në Kosovë. Canaj tha se kta edhe Adem Jasharin po të ishte gjallë do e quanin tradhëtar.
“Këta edhe Ramush Haradinajn e quajnë tradhëtar, edhe Hashim Thaçin i kanë quajtur tradhëtar, edhe Kadri Veselin e quajnë tradhëtar. Këta, po të ishte gjallë, edhe Adem Jasharin e kishin quajtur tradhëtar. VV po driblon të gjitha partitë opozitare,” tha Canaj.
Analisti Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 komentoi mënyrën se si u trajtua çështja e Kosovës mbrëmë gjatë Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan ku u mbajt seancë dëgjimore me temën “Një rrugë drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, në të cilën kryeministri në detyrë i Kosovës u cilësua si person “pengues” (obstruksionist), që qëllimshëm bllokon proceset.
Tutje Canaj tha se, “vetë fakti që u përmend Kurti është i rëndë dhe i rrezikshëm për Kosovën.”
“Fakti që Kosova u përmend dhe u pyet nëse Kurti është pengesë, mjafton. Pse nuk thanë dikë tjetër, pse nuk përmendën ndonjë shtet tjetër? Por u tha se ‘pengesë është Albin Kurti’. Pse ka qenë e nevojshme që emri i tij të shkojë në atë tavolinë?” – tha Canaj./RTV21/21Media