“Po blejmë produkte që s’i njohim” – Alarm nga Selatin Kaqaniku

Sa të sigurta janë ushqimet që konsumojmë çdo ditë? Në tregjet dhe supermarketet tona, raftet janë të mbushura me produkte që premtojnë shije, cilësi dhe freski. Por pas paketimit të ndritshëm, pyetja që ngritet gjithnjë e më shpesh është: sa të sigurta janë vërtet këto ushqime që vendosim në tryezat tona?
Nga përdorimi i pesticideve në bujqësi, tek ruajtja dhe transporti i pasigurt, e deri te skandalet me afatet e skaduara, konsumatori mbetet shpesh pa informacion të qartë. Ekspertët thonë se kontrolli ushqimor ende ka boshllëqe, ndërsa qytetarët ndjehen të pasigurt për atë që ushqehen çdo ditë.
Selatin Kaqaniku nga OJQ “Konsumatori” thotë se po i besojmë më shumë të tjerëve sesa vetës.
“Po blejmë pa u lexu, pa ditë, pa pasë dilema… nuk duhet të blejmë duke mos pasë besim në dikë që nuk e njeh”, tha ai.
Kaqaniku në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21 u shpreh se para se ta blejmë një produkt duhet të ia dimë përmbajtjen. Po ashtu sipas tij duhet që vet qytetarët duhet të brengosën që nga vota, sepse duhet të votohet ai që ka program për mbrojtjen e konsumatorit./21Media