Muhaxheri: Lista Serbe është oksigjen për LVV-në
(Lajm i përditësuar)
Muhaxheri: Lista Serbe është oksigjen për LVV-në
Analisti Artan Muhaxheri në emisionin “Click” në RTV21 tha se LVV dhe Lista Serbe e mbështesin njëra-tjetrën.
“Lista Serbe është oksigjen për LVV-në, pa Listën Serbe LVV-ja do të bjerë jashtëzakonisht shumë në zgjedhje”, tha Muhaxheri.
Muhaxheri: Kurti nuk do lë gur pa lëvizur për t’i fituar, por nuk do të fitojë
Analisti Artan Muhaxheri në emisionin “Click” në RTV21 tha se Albin Kurti do të bëjë gjithçka për t’i fituar zgjedhjet, por sipas tij nuk do ta arrijë një gjë të tillë.
“Nuk do lë gur pa lëvizur, por nuk do t’i fitojë, është komplet e pamundur. Do ta shohim edhe gjuhën; unë po them që ajo gjuha hajvan do të harrohet, do të dalin terma më të ashpër, sepse sa më shumë që e kupton se është larg 50%, ai do të egërsohet. E duke u egërsuar më shumë, nuk ka kontroll çka flet”, u shpreh Muhaxheri.
Muhaxheri: Për vota Kurti e Osmani janë në gjendje që motrën e Donika Kadës ta bëjnë boshnjake
Analisti Artan Muhaxheri në emisionin “Click” në RTV21 tha se Vetëvendosje, për të arritur 50% në zgjedhje, po bën çdo veprim e po manipulon.
“Është dashtë me kamuflu persona me nacionalitet shqiptar, t’i kthejë në boshnjak për të marrë pjesë në zgjedhje te partia VAKAF. Prandaj aq larg shkojnë këta për me i manipulu gjanat; janë në gjendje me manipulu komplet gjanat. Janë në gjendje që motrën e këshilltares së presidentes Vjosa Osmani, Donka Kadës, Ena Krasniqin, me kthy, me e bo boshnjake për me hy në Kuvend përmes një subjekti VAKAF. Sipas infove të mia, ajo nënë e ka boshnjake, por ajo nuk është boshnjake. Krejt këto vendime po përdoren nga LVV në bashkëpunim me Vjosa Osmanin”, tha Muhaxheri, duke shtuar se presidentja po i shërben Osmanit./21Media