I mituri arrestohet në Gjilan pasi theri me thikë dy bashkëmoshatarët e tij

Një i mitur është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë dy bashkëmoshatarët e tij të premten në Gjilan.
Sipas raportit ditor të policisë thuhet se si pasojë e sulmit, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar.
Kurse i dyshuari pas intervestimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Sadik Sadiku, Gjilan 12.12.2025 – 18:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, i cili për shkak të një mosmarrëveshje i kishte sulmuar me thikë dy viktima meshkuj kosovarë- të mitur. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.