​Arratiset nga stacioni policor, kapet sërish nga policia

Një person i cili ndodhej në dhomat e ndalimit, ka hapur me forcë derën e dhomës së ndalimit dhe ka dalë nga stacioni policor me qëllim arratisjen.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Rahovec, ku pas njoftimit, patrullat policore kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin, duke e kthyer sërish në Stacionin Policor.

I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe, pas përfundimit të trajtimit, është rikthyer në dhomën e ndalimit. Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.

Back to top button