Aktorja e njohur turke vjen në Kosovë, e quan shtëpi

Aktorja turke e serialeve shumë të pëlqyera “Kardeşlerim” dhe “Bir Gece Masalı”, Su Burcu Yazgı Coşkun, ka surprizuar sot ndjekësit e saj shqiptarë me një postim të veçantë nga Kosova.

19-vjeçarja ka ndarë në Instastory një fotografi të një tabele rrugore që orienton drejt Prishtinës dhe Mitrovicës, duke zgjuar menjëherë reagime të shumta.

Vëmendje të veçantë ka marrë mbishkrimi mbi foto, ku aktorja ka shkruar “Hoooome” (Shtëpi), shoqëruar me një zemër të bardhë, duke lënë të kuptohet një lidhje emocionale me vendin.

Në një postim tjetër, ajo është dëgjuar gjithashtu duke kënduar një këngë të Butrint Imerit, detaj që e ka afruar edhe më shumë me publikun shqiptar./21Media

Back to top button