Lladrovci: Qytetarë, kujdes, mos dilni në rrugë pa nevojë!

Me rastin e vërshimeve në komunën e Drenasit, kryetari Ramiz Lladrovci, ka kërkuar kujdes të shtuar.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka thënë se kujdesi duhet shtuar edhe te kalimi i urave tjera në komunën tonë, sepse, ka mundësi që uji ti ketë dobësuar ato.
“Shiu nuk ka të ndalur, qytetarë, kujdes, mos dilni në rrugë pa nevojë! Rrugët aktualisht janë të pakalueshme në tri drejtime: Drenas-Komoran, Drenas-Guri i Plakës dhe Drenas-Kroi i Mbretit. Qytetarë të nderuar, duhet të keni kujdes të respektoni shiritin e vendosur nga Inspektorati dhe Policia e Kosovës për ndalimin e qarkullimit. Kërkoj të keni kujdes kur të shihni shiritët për ndalimin e qarkullimit edhe për toke, sepse në disa vende i gjetëm të dëmtuar. Aktualisht, urat janë të pakalueshme te Guri i Plakës, te Ademtë, te Hajdarajt, te Mehantë, te Shaltë, Bucolltë, ndërsa te Prenkajt, kalimi është i vështirësuar dhe kërkohet kujdes. Rruga e vetme e kalueshme aktualisht është rruga Drenas – Çikatovë e Re – Ura e Balecëve – Baicë – Damanek – Krajkovë – Llapushtik dhe dalje në magjistrale. Kujdesi duhet shtuar edhe te kalimi i urave tjera në komunën tonë, sepse, ka mundësi që uji ti ketë dobësuar ato. Dy grupe të Shërbimeve Publike dhe Emergjencat, Policia e Kosovës dhe AME-ja, ndodhen në terren duke u përpjekur për përmirësimin e situatës dhe duke e përcjellur atë. E falënderojmë edhe një herë Presidentën Vjosa Osmani Sadriu e cila shprehu gatishmërinë për angazhimin e FSK-së në përballimin e situatës. Faleminderit qytetarë të nderuar, respektoni shiritin e ndalimit të qarkullimit!”, ka shkruar Lladrovci.