Rama: Bie niveli i lumit Vjosa, ka filluar procesi i verifikimit të dëmeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë në mënyrë të ndjeshme, duke sjellë përmirësim të situatës pas përmbytjeve të regjistruara në zonën e Novoselës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se ka nisur procesi i verifikimit të dëmeve në të gjithë zonën e prekur, për të bërë evidentimin e pasojave që përmbytjet kanë lënë në banesa, toka bujqësore dhe infrastrukturë.
Ai ndër të tjera shtoi se strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri të plotë.