Kaloni te përmbajtja kryesore

Sulmohen dy policë brenda Stacionit të Ferizajt

Një person është arrestuar të premtën pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë brenda Stacionit Policor të Ferizajt.

Sipas raportit 24 orësh të policisë bëhet e ditur se tretman mjekësor përpos zyrtarëve policorë ka marrë edhe i dyshuari.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i  ka ofenduar,  kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button