Drenasi me ditë të tëra pa ujë, Lladrovci paralajmëron hapa ligjor ndaj KRU “Prishtina”

Komuna e Drenasit që nga e mërkura është duke u përballur me mungesë të ujit.
“Komuna e Drenasit ka mungesa të ujit të pijes
Komuna e Drenasit njofton qytetarët se përkundër vështirësive që shkaktuan vërshimet dhe bora, angazhimi dhe përballja me këtë gjendje të rënduar, është e vazhdueshme.
Vështirësi e veçantë është furnizimi me ujë të pijes për disa ditë në një pjesë të territorit të komunës dhe mund të shkaktohet katastrofë humanitare.”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.
Sipas njoftimit, Kryetari i Drenasit ka paralajmëruar hapa ligjor ndaj KRU “Prishtina”.
“Lidhur me furnizimin me ujë, qytetarët duhet të drejtohen pranë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.
Kryetari i komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Komuna do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj KRU “Prishtina”, për mosfurnizim të rregullt me ujë të pijshëm.
Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesit publik dhe do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje të menjëhershme për këtë problem jetik.”, përfundon njoftimi./21Media