Drenasi shtyn fillimin e procesit mësimor

Për shkak të rrethanave të krijuara nga vërshimet, bora, ngricat dhe mungesa e ujit të pijes në disa pjesë të komunës, Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka marrë vendim që të pezullohet vijimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit parashkollor dhe shkollor.

” Procesi mësimor shtyhet deri të mërkurën, më 14.01.2026. Ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së sigurisë së nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit arsimor.”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Procesi mësimor është shtyrë në tri komuna, Malishevë, Fushë Kosovë, Drenas./21Media

Back to top button