Ndërrohet komandanti i KFOR-it gjerman, kolonel Radtke vjen në vend të Müller

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka shprehur falënderime të sinqerta për kolonel Müller-in me rastin e përfundimit të mandatit të tij si komandant i Kontingjentit Gjerman të KFOR-it në Kosovë.
Në njoftimin e saj, Ambasada vlerëson lart bashkëpunimin e jashtëzakonshëm, besimin e ndërsjellë dhe përkushtimin e treguar nga Müller gjatë gjithë periudhës së shërbimit të tij në Kosovë.
Ambasada ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me komandantin e ri të Kontingjentit Gjerman të KFOR-it, kolonel Radtke.