Sekuestrohen 500 euro në Prizren, dyshohet se ishin false

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të parave false në Prizren.

Referuar raportit ditor të saj thuhet se një zyrtar i bankës të premtën ka raportuar se janë deponuar 500 euro të falsifikuara në bankë brenda periudhës 31 dhjetor 2025 deri më 08 janar nga klient të ndryshëm.

“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës me 16.01.2025 ka raportuar se brenda datave 31.12.2025-08.01.2026 nga klient të ndryshëm në bankë janë deponuar 500 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Nga njësiti policor janë sekuestruar paratë e dyshuara për procedura hetimore”, thuhet në raport./21Media

Back to top button