KQZ nuk e përjashton rinumërim të tërësishëm?

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi për RTV21 tha se sipas vendimit të KQZ-së, i datës 13 janar 2026, rinumërimi i plotë do të përfshijë 10 komuna, ndërkaq në 28 të tjera do të rinumërohen vetëm nga 10% e vendvotimeve të tyre.
“Varësisht nga gjetjet gjatë rinumërimit në këto 28 komuna, KQZ mund të marrë vendim të ri për rinumërim të vendvotimeve të tjera. Aktualisht, KQZ nuk ka marrë ndonjë vendim tjetër.”, tha ai për RTV21./RTV21/21Media