Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje orëve. Qytetet në të cilat janë raportuar këto raste janë  Prishtinë, Pejë, Rahovec dhe Mitrovicë. Katër të dyshuar u arrestuan dhe u dërguan në mbajtje.

Në Prishtinë Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një grua dyshohet se pësoi dhunë psikike nga i dyshuari. Rasti u procedua në proceduë të rregullt.

“Prishtinë / 18.01.2026 – 00:02. Është raportuar se ankuesja femër kosovare ka dhunë psiqike nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kurse në Pejë, një person u arrestua nën dyshimin për dhunë në familje.

“Pejë / 19.01.2026 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Në rastin e parë në Rahovec, dy persona u arrestuan pasi dyshohen se u rrahën mes vete.

“Rahovec / 18.01.2026 – 17:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se janë rrahur mes vete, si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Kurse  në rastin tjetër në Rahovec, një person u arrestua pasi dyshohet për dhunë ndaj një familjari të tij.

“Rahovec / 18.01.2026 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

E, në Mitrovicë raportohet se një burrë ka ushtruar presion psikologjik ndaj një gruaje dhe e ka sulmuar fizikisht atë.

“Mitrovicë / 18.01.2026 – 13:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar presion psikologjik ndaj ankueses femër kosovare si dhe e kishte sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button