Kurti takohet me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos

Takimi i radhës i Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror, u  takua Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit në takim u diskutua mbi progresin ekonomik dhe avancimin demokratik të vendit.

“Raporti i Vendit i Komisionit Evropian për vitin 2025 dëshmoi se Kosova ka vazhduar progresin në integrimin evropian. Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë më i përgatitur në momentin e marrjes së statusit të vendit kandidat, andaj edhe progresi demokratik i Kosovës meriton të vlerësohet me këtë status.Në takim u diskutua edhe rreth situatës gjeopolitike, Planit të Rritjes, bashkëpunimit rajonal dhe aktualitetit. Sa i përket bashkëpunimit rajonal, kryeministri Kurti theksoi se Kosova luan rol aktiv dhe konstruktiv dhe mbështet integrimin më të gjerë ekonomik të rajonit bazuar në vlerat dhe standardet e Bashkimit Evropian.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button