KQZ njofton se janë rinumëruar 937 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vijon rinumërimi i fletëvotimeve, sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim.
Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së në orën 16:41, nga gjithsej 2,557 vendvotime janë rinumëruar 937.
Gjatë ditës, KQZ ka njoftuar gjithashtu se procesi i rinumërimit është mbyllur plotësisht në shtatë komuna. Sipas tyre, nga nisja e procesit të martën, 13 janar 2026 në ora 18:00, deri të mërkurën, 21 janar 2026 në ora 10:00, janë rinumëruar 834 nga 2,557 vendvotime dhe, në bazë të këtyre të dhënave, rinumërimi është përfunduar plotësisht në 7 komuna.