Kaloni te përmbajtja kryesore

Deklaruan rrejshëm, arrestohen dy persona të dyshuar

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Pejë, sipas autorizimit nga Gjykata dhe në koordinim me Prokurorin kompetent, ka ndërmarr veprime të nevojshme hetimore lidhur me një rast ‘Deklarim i rremë’ .

Sipas njoftimit, në vazhdën e hetimeve janë siguruar dëshmi të mjaftueshme se, personat e dyshuar F.SH., (2000) dhe A.K., (2005) më datën 13.01.2026, pranë Qendrës për Pajisje me Dokumente të Identifikimit (QPD) Pejë, kanë deklaruar rrejshëm, duke garantuar për identitetin e saktë të personit tjetër të dyshuar A.R., (2003).

“Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve, dhe pas intervistimit prokurori kompetent ka lëshuar vendim për ndalim policor të dy personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve ekonomike, korrupsionit dhe çdo vepre tjetër penale, duke garantuar ligjshmëri, transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button