Besarta Jashari me rrëfim emocionues për 22 janarin e vitit 1998, ”Në dhomën ku ishim ne fëmijët e vegjël…”

E bija e Hamëz  Jasharit, Besarta ka kujtuar sulmin e forcave serbe ndaj Familjes Jashari 28 vjet më parë.

Besarta sot është rikthehyer  te agimi që ndryshoi jetën e saj përgjithmonë. Si bijë e familjes Jashari dhe dëshmitare e dhimbjes që la pas sulmi i forcave serbe, ajo sjell me fjalë të ndjera kujtimin e atij janari përmes një rrëfimi të shkurt të nënës Feride.

Postimi i plotë emocionues.

Sot 28 vjet
Çdo ditë që atëherë, kujtoj agun e atij mengjesi…
Mbase rrëfimi i shkurtë i nënës Ferides për sulmin e Janarit mbi familjen tonë, më ngjallë kujtesën, më bën të shfletoj edhe dorëshkrimet…
Vendi: Prekaz
Data: 22.Janar.1998
*fragment:
…mbasi pushuan armët, e forcat serbe u larguan. Në qetësi filluam të lëvizim e të shohim njëri tjetrin, më shumë nga dhimbja e kurreshtja për gjendjen e njëri tjetrit.
Për një moment, në dhomën ku ishim ne fëmijët e vegjël dhe gratë, erdhi Blerimi dhe Kushtrimi duke qeshur e duke u përqafuar…
Kushtrimi tregonte se si me Blerimin, i kishin qëlluar forcat serbe… Blerimi na thoshte:
“I kena njek shkijet”
…mbetet rrëfim, për të vazhduar!
Ata shkuan së bashku dhe plotësuan mallin për njëri tjetrin, për krahë deri në momentin e fundit. Ndërsa unë vazhdoj të kam mall për ata.
Lavdi
E juaja,
Besarta Hamëz Jashari

Back to top button