Intervistohen komisionerët e të gjitha partive, disa të ndaluar në Prizren

(Lajm i përditësuar)
Kryeziu: 109 të ndaluar, ky numër nuk përfundon me kaq
109 persona janë të ndaluar për veprat penale të falsifikimit të rezultateve dhe për presion e për dhënie e marrje të ryshfetit, tha kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu pas operacionit policor lidhur me keqpërdorimin e votave në këtë komunë.
“Duhet ta dinë nga ky moment, nga kjo datë, edhe herëve të tjera që kushdo që guxon t’i futë duart në vullnetin e qytetarëve do të ballafaqohen me forcën e ligjit, njëjtë siç po ballafaqohen sot një pjesë e madhe”, tha Kryeziu në konferencën për media, derisa paralajmëroi se nuk ka përfunduar gjithçka me numrin e këtyre të arrestuarve.
Kryeziu: 4 partitë më të mëdha kanë manipuluar me të preferuarit e tyre në QKN
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu lidhur me aksionin për mashtrimin e votave në këtë qytet, aksion ky që rezultoi me rreth 100 persona të arrestuar tha se katër subjektet më të mëdha politike kanë manipuluar me vota duke i dërguar të preferuarit e tyre.
Teksa shtoi se diferenca e keqpërdorimeve është 68 mijë e 17 vota.
Kryeziu bëri të ditur se në rajonin e Prizrenit, vetëm një klasë (vendvotim) nuk janë gjetur keqpërdorime.
“Janë shtuar hiq më pak se 40 mijë e 497 vota dhe janë hequr 27 mijë e 520 vota. Pra diferenca totale e keqpërdorimeve është 68 mijë e 17 vota, po flasim për një organizim, dashje direkte për ta përmbysur rezultatin edhe për përmbytje të vullnetit të qytetarëve. Do të ishte e pamundur të ndryshoheshin të gjitha këto vota, po të mos kishte kompromis të gjithë komisionerëve, atyre që kanë qenë të deleguar nga katër partitë më të mëdha politike në Republikën e Kosovës i kanë dërguar të preferuarit e tyre, dhe ata kanë menduar që larg syve të institucionit të sigurisë dhe drejtësisë mund të manipulojnë dhe të ia dalin pa të keqe”, tha Kryeziu në konferencën për media.
Intervistohen komisionerët e të gjitha partive, disa të ndaluar në Prizren
Intervistimet lidhur me dyshimet për manipulim të votave në Prizren po vazhdojnë. Në to janë përfshirë të gjithë komisionerët, përfshirë ata nga partitë kryesore: LVV, PDK, LDK dhe AAK.
Burime të “Betimit për Drejtësi” bëjnë të ditur se disa persona janë ndaluar, por ende nuk ka vendime të shkruara për asnjë prej tyre që të regjistrohen me numër të saktë.
Hetimi vijon nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës, ndërsa pritet të mblidhen prova dhe të identifikohen personat përgjegjës.
Burime të “Betimit për Drejtësi” kanë konfirmuar se në kuadër të hetimeve, mbi 100 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit janë ftuar për intervistim, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë edhe persona të ndaluar.
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, kishte autorizuar me shkrim Policinë e Kosovës që, me vetiniciativë, të identifikojë personat përgjegjës dhe të sigurojë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet. Këtë informacion Kryeziu e kishte konfirmuar ditë më parë
Prokuroria Themelore në Prizren kishte bërë të ditur se ka monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të votave dhe se, teksa rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme gjatë numërimit të votave brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit.
Sipas Prokurorisë, pas rinumërimit në disa vendvotime janë vërejtur dallime mes fletëvotimeve dhe votave të numëruara për kandidatët brenda subjekteve politike, duke ngritur dyshime serioze për keqpërdorim të votave.
Prokuroria ka theksuar se manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore përbëjnë vepra penale dhe se këto raste do të trajtohen pa asnjë kompromis.
Dyshime për manipulim votash, Policia konfirmon se po kryhen bastisje në Prizren
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti.
“Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij”, thuhet në konfirmim.
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipulim të rezultateve zgjedhore në Prizren
Policia e Kosovës, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, ka nisur zbatimin e veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për manipulim të votës dhe falsifikim të dokumenteve zgjedhore në procesin zgjedhor për deputetë.
Burime të “Betimit për Drejtësi” kanë konfirmuar se në kuadër të hetimeve, mbi 100 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit janë ftuar për intervistim, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë edhe persona të ndaluar.
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, kishte autorizuar me shkrim Policinë e Kosovës që, me vetiniciativë, të identifikojë personat përgjegjës dhe të sigurojë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet. Këtë informacion Kryeziu e kishte konfirmuar ditë më parë
Prokuroria Themelore në Prizren kishte bërë të ditur se ka monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të votave dhe se, teksa rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme gjatë numërimit të votave brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit.
Sipas Prokurorisë, pas rinumërimit në disa vendvotime janë vërejtur dallime mes fletëvotimeve dhe votave të numëruara për kandidatët brenda subjekteve politike, duke ngritur dyshime serioze për keqpërdorim të votave.
Prokuroria ka theksuar se manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore përbëjnë vepra penale dhe se këto raste do të trajtohen pa asnjë kompromis.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?