​Rinumërimi i votave, autorizon hetime në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se në kuadër të kompetencave të saj ligjore, është duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.

Në njoftim thuhet se Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës që në Komunën e Malishevës të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e informatave dhe sigurimin e provave relevante, të cilat lidhen me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjakovë thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe se do të trajtojë çdo rast të dyshuar, me synimin e ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Back to top button