63 aksidente trafiku për një ditë në rrugët e Kosovës
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë janë regjistruar 18 aksidente me të lënduar dhe 45 të tjera me dëme materiale.
Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2269 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 126 persona, prej të cilëve 119 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.