Aksidenti me fatalitet në Gjakovë, policia jep detaje

Një person ka humbur jetën dje si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjakovë.

Sipas raportit 24 orësh thuhet se i dyshuari është arrestuar, pasi nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke u ndeshur-përplasur me veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima m/k, i cili pastaj ka përfunduar jashtë rrugës në një kanal-hendek. Si pasojë, viktima për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim policor. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button