Bie fasada e një objekti në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Një person është lënduar sot rreth orës 21:00 pas rënies së fasadës së një objekti në Fushë Kosovë.
Kjo është konfirmuar nga Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, Izja Mjeku.
“Për shkak të erërave të forta që po mbizotërojnë aktualisht në Fushë Kosovë, rreth orës 21:00 kemi pranuar një telefonatë se te shkolla Mihal Grameno ka rënë fasada e një objekti. Si pasojë, një person i rastit është lënduar, një veturë është dëmtuar dhe është shkaktuar rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion.”, ka njoftuar ai.
Po ashtu ka bërë të ditur se i lënduari po trajtohet në QKMF.
“Ekipet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë tonë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me qytetarët kanë pastruar zonën. Personi i lënduar është duke u trajtuar në QKMF. Drejtoria e Shërbimeve Publike apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit, për shkak të erërave të forta.”, përfundon njoftimi./21Media