Rama: Izraeli dhe Palestina të bëjnë paqe dhe të jetojnë me dinjitet në vendet e tyre

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i ftuar këtë të hënë në Parlamentin e Izraelit, ku mbajti një fjalim para deputetëve izraelitë.
Gjatë fjalës së tij para izraelitëve, Rama foli për historinë mes Shqipërisë dhe popullit të Izraelit, kontributin e madh të vendit tonë në shpëtimin e jetës së hebrenjëve.
Po ashtu, kreu i qeverisë foli edhe për Bordin e Paqes, që pritet të japë kontribut në rindërtimin e Gazës.
Në mbyllje të fjalës së tij, Rama iu drejtua izraelitëve dhe palestinezëve që të bëjnë paqe dhe që dy kombet së bashku të jetojnë gjithmonë në paqe.
“Fjalët e një martiri arab për paqen, dua t’i mbyll me fjalët e një martiri hebre për paqen. Ju bëjmë thirrje të gjithë izraelitëve kudo që jetojnë, ju bëjmë thirrje hebrenjve dhe palestinezëve që të bëjnë paqe, të shkojnë drejt një rruge të re për paqen. Palestinezët të jetojnë me dinjitet në vendet e tyre. Dy kombet qofshin bashkë për njerëzimin dhe paqen”, tha Rama.