Vdiq fëmija që u gjet në lumin e Gadimes

I mituri që ishte raportuar i zhdukur dhe më pas është gjetur në lumin Gadime të Lipjanit ka ndërruar jetë.
Lajmin për mediat e ka konfirmuar mjekja kujdestare në QKUK, Dafina Basholli.
Ajo tha se viktima ka qenë pa shenja jete.
“Ka ardhur pa shenja jete. Përkundër asaj, kemi ndërmarrë të gjitha masat ranimuese, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Basholli.