Gjendet i vdekur brenda veturës një person në Veternik të Prishtinës

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në një veturë në lagjen Veternik në Prishtinë.

Për media këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.

Ai ka bërë të ditur edhe se policia së bashku me prokurorin e shtetit kanë nisur hetimet mbi vdekjen e viktimës.

‘’Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.

 

Back to top button