Arrestohet një shtetas serb në Aeroportin e Prishtinës

Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” nën dyshimin për falsifikim dokumentesh.
Policia ka njoftuar se i dyshuari, mashkull shtetas i Serbisë, është arrestuar pasi që gjatë udhëtimit kishte prezantuar dokumente për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.