Çfarë po ndodh me aktorët e serialeve turke? Prokuroria në aksion
Autoritetet turke kanë intensifikuar hetimet policore kundër përdorimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në qendër të vëmendjes figura të njohura të botës së artit dhe showbiz-it turk, kryesisht aktorë të serialeve shumë të ndjekura.
Sipas mediave turke, operacioni i drejtuar nga Prokuroria e Stambollit ka përfshirë bastisje në ambiente private, ndalime të përkohshme dhe teste mjeko-ligjore, ndërsa disa emra të njohur janë thirrur për të dhënë deklarime.
Aktorët e përfshirë në hetim
Në mesin e figurave publike që janë përmendur në kuadër të këtyre hetimeve janë:
Doğukan Güngör, aktor i serialit të njohur “Kızılcık Şerbeti”, i cili raportohet se është ndaluar përkohësisht dhe i është nënshtruar testimeve për substanca narkotike, ndërsa procedurat për rastin e tij kanë vijuar sipas ligjit.
Can Yaman, një nga aktorët më të njohur turknë arenën ndërkombëtare, u përfshi gjithashtu në hetimin e gjerë antidrogë. Sipas raportimeve, ai u ndalua për procedura standarde dhe iu nënshtrua testeve të gjakut dhe flokëve, por rezultatet dolën negative, duke bërë që aktori të lirohej pa asnjë akuzë formale.
Mediat turke bëjnë me dije se edhe aktorë e personalitete të tjerë të ekranit janë thirrur për deklarime, por emrat e tyre nuk janë bërë publikë për shkak të fazës së hetimit.
Hadise, İrem Derici, İrem Sak, Danla Bilic, Mümine Senna Yıldız – emra të përmendur në raporte të mëparshme si të lidhur me hetime ose me urdhër-arreste të lëshuara për çështje që lidhen me drogat, edhe pse në shumë raste detajet nuk janë konfirmuar plotësisht