Kaloni te përmbajtja kryesore

Hamza u premton paga më të larta mësimdhënësve

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka takuar me mësues dhe punëtorë të arsimit, me të cilët ka diskutuar për sfidat me të cilat përballet sektori i arsimit.

Ai është shprehur se mësuesit, arsimtarët dhe profesorët nuk duhet të shqetësohen nëse paga e tyre mjafton për të kaluar muajin, duke theksuar se ata meritojnë siguri dhe dinjitet në punën e tyre.

Hamza ka thënë në qeverisjen e tij, do të angazhohet për paga më të larta, kushte më të mira pune dhe vlerësim më të madh për punëtorët e arsimit.

“Mësuesit nuk duhet të mendojnë nëse u del paga për të kaluar muajin. Arsimtarët dhe profesorët nuk duhet të ndihen të nënvlerësuar. Punëtorët e arsimit duhet të kenë siguri dhe dinjitet në punën e tyre. STOP krizës, PO ndryshimit! PO ndryshimit për një arsim që i respekton mësimdhënësit dhe e mbështet çdo punëtor të dijes: me paga më të larta, me kushte më të mira dhe me vlerësim të merituar”, ka shkruar Hamza

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button