Bllokada e kamionëve, Aliu: Keqardhje për çka do të ndodhë me neve

Bensik Aliu nga Shoqata e Transportit të Mallrave, në Startup të RTV21, ka shprehur shqetësimin e tyre lidhur me situatën aktuale të bllokadave të kamionëve.

“Jemi munduar të shprehim shqetësimin tonë edhe përmes shoqatës sonë dhe Odes Ekonomike. Keqardhja është që rrethanat po marrin një hap më të shpejtë se ne; ata janë përballë problemit para nesh,” tha Aliu.

Ai theksoi se transportuesit e mallrave po përballen me sfida dhe situata kërkon veprime për të parandaluar ndikime më të mëdha në zinxhirin e furnizimit dhe ekonominë lokale./RTV21/21Media

Back to top button