​Ngjarjet e datës 31 janar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës, në të cilën në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. (Ora 10:00)

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe dhe merr pjesë në aktivitetet me rastin e 29-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

10:00 – Homazhe te shtatorja e Heroit të Kombit Zahir Pajaziti, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë

11:30 – Homazhe te kulla e Heroit të Kombit Zahir Pajaziti, në Orllan

12:00 – Homazhe te kompleksi “Hakif Zejnullahu”, në Lladoc

12:30 – Homazhe në Bulevardin e qytetit “4 Dëshmorët”

13:00 – Akademia Përkujtimore “Trinomi i Janarit”, në teatrin “Avdush Hasani”, në Podujevë

Komuna e Prishtinës organizon homazhe dhe nderime me rastin e shënimit të 29 vjetorit të rënies së heroit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

• 10:00 – Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, Prishtinë

• 11:30 – Homazhe në Orllan, në Kompleksin Memorial të heroit “Zahir Pajaziti”

• 12:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Hakif Zejnullahu”, Lladoc

Organizohen Homazhe për Rasim Kocin i cili u gjet pas 26 vitesh e 10 muajsh i cili ishte zhdukur më 1 prill 1999 në afërsi të fshatit Osek Hylë. (Pallati i Kulturës, Gjakovë, ora 12:00–13:00)

Varroset Rasim Koci i cili u gjet pas 26 vitesh e 10 muajsh i cili ishte zhdukur më 1 prill 1999 në afërsi të fshatit Osek Hylë. (Varrezat e dëshmorëve në Qabrat, Gjakovë, ora 13:30)

Federata e Futbollit të Kosovës organizon turneun tradicional “Pushka e pare e Lirisë, në nderim të Heronjëve “Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”. (Palestra 1 Tetori, ora 18:00)

Back to top button