Dyshohet se bëri pagesa prej 2,400 eurosh me kartelën e dikujt tjetër, arrestohet

Një person është arrestuar në rrugën “UÇK” në Prishtinë nën dyshimin se ka keqpërdorur kartelën bankare të një qytetari.
Ai dyshohet se ka bërë blerje në vlerë 2 mijë e 400 euro.
“Me 30.01.2026 është arrestuar i dyshuari nën dyshimin e bazuar se ka keqpërdorë kartelën bankare të qytetarit duke bërë pagesa në vlerë 2400 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia.