Ndalohen 34 kryesues të dyshuar për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës

34 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit, pas intervistimit me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
Kështu konfirmoi për “Betimi për Drejtësi“, Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
Ndryshe, Prokuroria sot njoftoi se urdhëroi intervistimin e 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit të Komunave Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, nën dyshimin për dallavere me vota.