“Dallaveret” me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan

Edhe në komunën e Gjilanit kanë nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Arben Kadriu.
“Kanë filluar intervistat lidhur me manipulimet e rezultateve zgjedhore në Regjionin e Gjilanit”, tha ai.
Kujtojmë se deri më tani në Prizren, Mitrovicë e Malishevë ka pasur komisionerë të arrestuar e të ndaluar lidhur me dyshimet për ‘dallaveret’ me vota.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të nisë grumbullimin e provave për keqpërdorim të votës edhe në Podujevë, Pejë e Obiliq.