Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Në Kosovë kjo ditë do të shënohet me aktivitete të ndryshme.

Në shënimin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit 2026, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban sot panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit në shëndetin mendor të punonjësve të mediave.”

Kosova është renditur në vendin e 84-të nga 180 shtete në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2026, duke shënuar një përmirësim krahasuar me vitin paraprak, kur mbante pozitën e 99-të.

Në raportin vjetor të Organizatës Botërore “Reporterët pa Kufij” për vitin 2018, Kosova është renditur në pozitën e 78-të ose katër pozita më lartë se në vitin 2017, ku renditej në vendin e 82-të.

Back to top button