Martohet Gjesti? Detaji që po ngrit dyshime

Gjesti ka lansuar një fragment të këngës së tij “MEME”, e cila do të publikohet së shpejti, si pjesë e EP-së së tij.
Videon me melodinë e këngës, Gjesti e publikoi në TikTok, ku shfaqet dora e një vajze që vazhdimisht ngacmon fytyrën e tij.
Por, një detaj ka zënë sytë e fansave.
Në dorën e Gjestit është një unazë e vënë në gishtin ku supozohet të bartet unaza e martesës.
“A është martuar?” ka komentuar një fanse, teksa replika e Gjestit ndaj saj ishte “Uuu bab”.
Ende nuk dihet nëse unaza është vënë si aksesor, të cilët Gjesti i preferon shumë, apo nëse artisti ka ndërmarrë hapin e rëndësishëm në jetë.
