Liria e shtypit, gazetarët në Kosovë përballen me stres, presion e ankth në punë

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit në shëndetin mendor të punonjësve të mediave”.
Në këtë panel u theksua fakti se gazetarët përballen me stres, presion e ankth e që kjo ndikon në shëndetin e tyre mendor.
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, theksoi në dy tri vitet e fundit sulmi ndaj gazetarëve është shtuar sidomos në veriun e Kosovës, dhe se kjo sipas tij, ka pasur ndikim në shëndetin mental.