Giorgia Melonit i postojnë foto me të brendshme, reagon kryeministrja italiane: Janë me inteligjencë artificial

Pas shpërndarjes në rrjetet sociale të disa fotografive të rreme të Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, ajo ka thënë se ato janë të krijuara me inteligjencë artificiale, ku ajo shfaqet në mënyrë të manipuluar.

Në reagimin e saj Meloni tha se këto imazhe po qarkullojnë si pjesë e sulmeve nga kundërshtarë politikë dhe i cilësoi si të pavërteta.

“Këto ditë po qarkullojnë disa foto të mia të rreme, të krijuara me inteligjencë artificiale dhe të paraqitura si të vërteta nga ndonjë kundërshtar i zellshëm. Duhet të pranoj se ai që i ka realizuar, të paktën në rastin e bashkëngjitur, madje më ka ‘përmirësuar’ mjaft. Por mbetet fakti se, vetëm për të sulmuar dhe shpikur gënjeshtra, sot përdoret vërtet gjithçka. Megjithatë, çështja shkon përtej meje. Deepfake-t janë një mjet i rrezikshëm, sepse mund të mashtrojnë, manipulojnë dhe të godasin këdo. Unë mund të mbrohem. Shumë të tjerë jo”, ka shkruar ndër tjera.

Show More
Back to top button