Abdixhiku: LDK nuk ka bërë marrëveshje me PDK’në

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK  nuk ka koalicion me PDK-në në Prishtinë.

Koalicionin e zyrtarizuar sot, Abdixhiku e cilësoi si marrëveshje të Kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, me parti politike.

Ai tha se ka komunikuar edhe me kreun e PDK’së, Bedri Hamzën.

“LDK nuk ka bërë marrëveshje me PDK’në. Kam komunikuar edhe me Bedri Hamzën, i kam thënë a kemi marrëveshje, thanë jo s’kemi marrëveshje. Ato janë marrëveshje të Kryetarit me partitë politike”, tha Abdixhiku.

Show More
Back to top button