Abdixhiku: U dakorduam për bashkimin dhe garimin me Vjosa Osmanin

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Kryesisë së LDK’së, tha se ka dakordim për idenë e bashkimit dhe garimit me ish-Presidenten Vjosa Osmani.
Ai tha se kjo do të formalizohet në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
“Kishte dakordim për idenë e bashkimit, për garim të përbashkët. Në mbledhjen e Këshillitt ë Përgjithshëm do t’i formalizojmë të gjitha”, tha Abdixhiku.,