Një person pranon trajtim mjekësor në rastin e djegies së një shtëpie në lagjen Kodra e Trimave

Një shtëpi dy-katëshe është përfshirë në zjarr në rrugën “Nexhmi Llumnica” në Kodrën e Trimave në Prishtinë, mbrëmjen e së martës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, i cili tha se një person ka pranuar trajtim mjekësor.

Ai shtoi se policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Show More
Back to top button