Mungoi në mbledhjen e LDK-së, Hoti: LDK mbi të gjitha

As Hykmete Bajrami e as Avdullah Hoti nuk u panë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, ku u diskutua rreth bashkimit me Vjosa Osmanin.

Hoti ka reaguar në profilin e tij në Facebook, pasi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se është votuar pro garimit me Osmanin në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai ka postuar një logo të LDK-së me mbishkrimin “LDK mbi të gjitha”.

Show More
Back to top button