​Ngjarjet e datës 6 maj

Në nder të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu mbahen homazhe dhe nderime te shtatorja e Gjergj Kastrioti Skënderbeu. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 09:00)

Takime zyrtare institucionale me delagacione arbëreshe me institucionet e Kosovës. Diskutim mbi ruajtjen e e identitetit arbëresh dhe bashkëpunimin kulturor. (Deklarata për media, ora 09:00-12:00)

Shënohet përvjetori i dytë i hyrjes në fuqi i marrëveshjes së Kompaktiti, i financuar nga SHBA përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjecarit (Millennium Challenge Corporation-MCC). Marrin pjesë ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe e ngarkuara me punë të ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati. (Courtyard by Marriot, Prishtinë, ora 09:00)

Mbahet samiti global PowerToHR duke sjellë mbi 100 sesione interaktive dhe folës nga kompani lider si Google, Microsoft, OpenAI, Zoom, Rakuten Viber dhe Amazon. (AMC Hall, Mazgit, Obiliq, ora 09:00)

Simpozium shkencor për figurën e kryeheroit Skënderbeu. (Instituti i Historisë, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizojë tryezë diskutimi, me rastin e publikimit të dy raporteve të IKD-së. (“Hotel Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nderon me titullin “Doctor Honoris Causa”, Daniel Müller, FAR Avocats AARPI. (Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 11:00)

Hapet ekspozita tematike: “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në artin kombëtar”. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 13:00)

Defilim festiv qendror për ditëlindjen e Skënderbeut. Pjesëmarrës grupe artistike arbëreshe dhe ansamble folklorike. (Sheshi “Zahir Pajaziti” – sheshi “Nënë Tereza” – sheshi “Skënderbeu”. (Ora, 14:00-16:00)

Koncert festiv qendror në nderim të Skënderbeut. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 16:00)

Mbrëmje artistike në nderim të Skënderbeut “Skënderbeg party”. Skena alternative, ora 20:00)

Show More
Back to top button