Rubio: Faza ofensive “Epic Fury” në luftën ndaj Iranit ka mbaruar

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka konfirmuar se ka mbaruar “Operacioni Epik Fury” emri i dhënë ofensivës fillestare SHBA-Izrael kundër Iranit.
Rubio para gazetarëve tha “Operacioni Epik Fury ka përfunduar. Ne i arritëm objektivat e atij operacioni”, teka shtoi se “faza ofensive e luftës me Iranin ka “mbaruar”.
Tani, thotë Rubio, presidenti do të preferonte të arrinte një marrëveshje me Iranin, duke përfshirë një memorandum mirëkuptimi se si Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet plotësisht, ka raportuar BBC.
“Kjo është rruga që ai preferon. Deri më tani kjo nuk është rruga që Irani ka zgjedhur”, shton Rubio.