Peci për dënimin e kërkuar nga Prokuroria: Përpjekje për dënim kolektiv

Analisti Lulzim Peci  ka komentuar kërkesën e prokurorisë së Gjykatës Speciale  për dënim me nga 45 vjet për secilin nga ish krerët e UÇK-së.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo është një përpjekje për dënim kolektiv.

“Kërkesa e prokurorisë se Dhomave te Specializuara për dënim en-bllok me nga 45 vite burgim per ish-udhëheqësit e UCK-se po i vjen era shume me tepër si përpjekje për dënim kolektiv se sa individual. Ne esence, ne baze te mendimit tim, kjo kërkesë shpërfaqë përgatitje tejet të dobët te rastit gjyqësor nga kjo prokurori.”, ka shkruar Peci.

Më tej ai ka thënë se Kosova duhet te beje çmos qe te anëtarësohet në Keshillin Evropian sa me parë “që ky rast te trajtohet nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut!”/21Media

Back to top button