Kaloni te përmbajtja kryesore

Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e dytë lidhur me vrasjen e së martës në Gjakovë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti dyshohet për veprat penale vrasje dhe pjesëmarrja në rrahje.

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“VRASJA/PJESËMARRJA NË RRAHJE – Gjakovë 05.05.2026 – 02:20. Pas një pune hetimore në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Një i dyshuar tjetër për rastin është dorëzuar në Polici të martën

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button