Sot afati i fundit për subjektet politike për njoftimin e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe regjistrimin e koalicioneve

Sot është afati i fundit që partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës ta njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme, si dhe për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se kjo periudhë ka nisur më 1 maj dhe mbyllet sot, më 7 maj.
Sipas tij, deri të mërkurën në orën 12:00, KQZ-ja ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 18 parti politike, ndërsa katër parti të tjera kanë njoftuar mospjesëmarrjen.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?