Kaloni te përmbajtja kryesore

Trump: Kam strategjinë më të mirë për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se posedon një strategji që sipas tij është më e efektshmja deri tani për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin, duke refuzuar njëkohësisht propozimin e fundit të Teheranit.

Duke folur para mediave në Zyrën Ovale, ai theksoi se qëndrimi i tij është i qartë sa i përket çështjes së armëve bërthamore.

“Unë kam një plan, e dini, është një plan shumë i thjeshtë, nuk di pse nuk e thoni ashtu siç është, Irani nuk mund të ketë armë bërthamore”, tha Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale, raporton CNN.

Ai e cilësoi ofertën e re nga pala iraniane si të papranueshme, duke shtuar se një marrëveshje e mundshme duhet të përfshijë ndalimin e plotë të zhvillimit bërthamor nga ana e Iranit.

“E dini, në luftë duhet të ndryshoni, duhet të jeni fleksibilë, keni shumë plane, por duhet të bëni plane të ndryshme në ditë të ndryshme. Por unë kam një plan të mrekullueshëm – por plani është që ata nuk mund të kenë një armë bërthamore e ata nuk e thanë këtë në letrën e tyre”, tha më tej Trumpi.

Ai gjithashtu paralajmëroi se, ndonëse armëpushimi mes dy vendeve është ende në fuqi, situata mbetet shumë e paqëndrueshme dhe mund të përkeqësohet lehtësisht.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button