Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku për rikthimin e Agim Veliut: Pjekuri dhe përgjegjësi, u dëgjua anëtarësia

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas nominimit të Agim Veliut për deputet nga dega e LDK-së në Podujevë.

Abdixhiku këtë e ka cilësuar si “hap të mbarë”, duke shtuar se ky nominim nga dega është dëgjim i vullnetit të anëtarësisë.

“Falënderoj Degën e Podujevës për unitetin, pjekurinë dhe përgjegjësinë e treguar në këtë moment të madh bashkimi për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nominimi nga dega i ish-kryetarit të saj, Agim Veliut, është dëgjim i vullnetit të anëtarësisë dhe një hap i mbarë në ndërtimin e bashkimit të madh për të cilin jemi angazhuar të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku përmes një postimi në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button